Adresa: Sheshi Nëna Terezë Ndërtesa e Gërmis Zona A - Kati IV Emaili: infoaqp@rks-gov.net Tel +38(0)38-200-15502 ose +38(0)38-200-15503

Roli i AQP-së

Roli i AQP-së

Në pajtim me Pjesën VII, të Ligjit mbi Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës (Ligji Nr. 04/L042), është themeluar Agjencia Qendrore e Prokurimit (këtu e tutje AQP), në kuadër të Ministrinë së Financave (këtu e tutje MF). Referimet ndaj “Ligjit” janë referime ndaj Ligjit Nr. 04/L-042, mbi Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Blerja e centralizuar dhe mandati i AQP-së trajtohen qartë në nenet 94-97 të Ligjit për Prokurimin Publik nr. 04/L-042 (më tej LPP).

Para miratimit të Ligjit të ri për Prokurimin Publik në tetor 2011, AQP ka qenë e pavarur dhe është quajtur Agjencia e Prokurimin Publik (APP). Edhe pse mandati i APP-së nuk ka qenë aq i ndryshëm, në praktikë ajo ka nxjerrë vendime dhe mendime për procedurat e prokurimit publik. Si rezultat i heqjes së këtij funksioni të kontrollit që e ka pasur para kësaj ngjarjeje, AQP është në proces të përshtatjes në rolin e saj të drejtpërdrejtë të blerësit kryesor qendror. Ky rol i ofron AQP-së dhe autoriteteve kontraktuese, si edhe operatorëve ekonomikë, mundësi dhe sfida të reja. Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP ), është një agjenci ekzekutive e pavarur dhe organizatë buxhetore që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave dhe i nënshtrohet ligjeve dhe rregulloreve që rregullojnë çështjet administrative.

Funksioni kryesor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit është zhvillimi i procedurave të centralizuara qoftë në nivelin qendror (Ministri) apo lokal (komuna) - blerja qendrore. Për shkaqe te ekspertizës profesionale, efektivitetit te kostos dhe çështjeve tjera legjitime, Ministri i Ministrisë se Financave cakton Agjencinë Qendrore te Prokurimit (AQP) te udhëheqë procedura te prokurimit ne emër te autoritete kontraktuese ne Kosovë. Agjencia gjithashtu kryen edhe disa funksione teknike profesionale ne fushën e prokurimit publik kurdo qe procedurat e prokurimit kryhen direkt nga autoritetet kontraktuese. Neni 95 i LPP Nr. 04/L-042 përcakton një bazë solide dhe të përgjithshme për funksionimin e AQP-së me qëllimin kryesor që të rrisë efikasitetin dhe kursimet e mjeteve publike përmes zhvillimit të procedurave të centralizuara në emër të autoriteteve kontraktuese

 

Njoftime

Shiko të gjitha